Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Mesinik, byrek me peta të pjekura dhe mish pule ( Receta gatimi nga Greda Mesarea )
Mesinik, byrek me peta të pjekura dhe mish pule. Receta gatimit është dërguar nga Greda Mesarea 8 gusht 2013. Foto e huazuar sa për ilustrim.
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Greda Mesarea klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim mesinik, byrek me peta të pjekura dhe mish pule duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
1 kg miell i bërë petë të pjekura ose 2 pako petë të pjekura të gatshme
1 pulë (1,5 kg) ose 1 kg mish por jo pa dhjam fare,
4-5 vezë,
100 gr gjalp i shkrirë e kripë e piper i zi sipas dëshirës,
100 ml vaj për spërkatje të petëve
Përgatitja
1
Lajmë pulën dhe e ziejmë në një tenxhere me ujë të valuar dhe kripë. Heqim shkumën e formuar gjatë zierjes. E leme pulën të ziej mirë derisa të mbetet me rreth 1 l lëng.
2
Pasi të jetë gati, heqim pulën nga tenxherja dhe e leme të ftohet pak, e pastrojme nga lëkura dhe kocka dhe e presim mishin copa-copa shume të vogla, ashtu siç i bëjmë kur gatuajmë supën me copa të vogla pule.
3
Në një tas rrahim vezët dhe shtojmë lëngun dhe copat e pulës por të mos jenë të nxehta që të mos na presin vezët. Shtojmë dhe gjalpin e tretur më parë.
4
Rregullojme masën me pak kripë e piper.
5
Në një tepsi të lyer me gjalpë shtrojme 2-3 petë, duke i lyer një nga një me vaj. Hedhim mbushjen dhe e perserisim kete veprim derisa te kene mbaruar te gjithe petet se shtruari.
6
Presim anët e petëve të sipërme që dalin jashtë tepsisë dhe e spërkatim byrekun me pak gjalpë dhe pak ujë. Piqet në furrë me zjarr mesatar .
7
Shija si gjithmonë është e garantuar.
8
Ky byrek përdoret shumë në anët e Korçës, Permetit dhe Kolonjës. Sipas dëshirës shumë veta e bëjnë edhe me 2 kokrra qepë të skuqura deri në zverdhje që i bashkohen masës së përgatitur.