Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
Milopita

Kek me mollë “Milopita” ( Receta gatimi e dërguar nga Anila )

Kek me mollë “Milopita” është një recetë gatimi popullore Greke. Kjo është një nga 10 + recetat e gatimit popullore Greke dërguar në Kuzhina Ime.

Kek me mollë “Milopita”

13575 shikime
Milopita

Përbërësit

Për mbushjen:
5 ose 6 mollë
1 filxhan çaji me sheqer
200 gr gjalp ose margarinë
1 lugë gjelle me kanellë

Për brumin:

1 filxhan çaji me sheqer
3 vanilje të vogla ose një pako (varet nga vanilja që përdorni) – 1 e gjysëm filxhan çaji me miell që “fryhet vetë” (miell për ëmbëlsira)
5 kokrra vezë

Përgatitja

1
Lyejm tavën e pjekjes me gjalp
2
Lajmë mollët, i qërjomë, i presim në fet, i shtrojmë në tepsi
3
Në një tenxhere të vogël shkrijmë gjalpin, sheqerin dhe kanellën dhe jua hedhim sipër mollëve që shtruam në tavën e pjekjes.
4
Tundim vezët me rrahës elektrik,shtojmë sheqerin duke vazhduar me rrahësin elektrik, më pas shtojmë miellin dhe vaniljen dhe vazhdojmë i tundim për disa minuta
5
Brumin e formuar e hedhim mbi masën e mollëve me sheqer dhe kanellë.
6
E pjekim në furrë në 180 gradë për 30-35 minuta
7
Mbasi e vendosim në pjatelën e ëmbëlsirave mund ta sheqerosim me pluhur sheqeri sipas dëshirës Ju bëftë mirë

milopita
Foto © Anila – dërguar për KuzhinaIme.al 2 dhjetor 2017

Milopita
Foto © Anila – dërguar për KuzhinaIme.al 2 dhjetor 2017

Milopita
Foto © Anila – dërguar për KuzhinaIme.al 2 dhjetor 2017

Receta gatimit është dërguar nga Anila 2 dhjetor 2017. Fotot © Anila

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Anila klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Anila ka dërguar në KuzhinaIme.al 1 recetë gatimi me foton origjinale të gatimit të saj.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: