Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
byrek me qepe e mish

Byrek me qepë dhe mish ( Receta gatimi nga Leonora Pane )

22205 shikime

byrek me qepe e mish

Përbërësit

Për brumin:

700 gr miell,

kripë,

ujë,

4 qepë mesatare,

Për gjellën:

500 gr mish të grirë,

3 lugë gjelle me vaj,

kripë dhe piper të zi,

niseshte për të hapur petët,

Përgatitja

1

Merni një tas hidhni miellin, kripën dhe ujë deri sa të zihet brumi, punojeni mirë dhe ndajeni në 14 kulaçka të vegjël, mbulojeni me një picetë dhe lëreni, merni një tigan të thellë hidhni vajin dhe qepët të grira imët,

2

hidhni kripën dhe vëreni në flakë mesatare, trazojeni herë pas here deri sa të skuqet mirë pastaj shtoni mishin e grirë dhe vazhdoni ta trazoni deri sa të thahet uji që lëshon mishi, hidhni piperin, trazojeni 2-3 herë dhe hiqeni nga zjarri, merni kulaçkat dhe hapini të gjitha në madhësinë e një pjate,

3

pastaj ndajini 7 vendosini siper njëra tjetrës duke i lyer me vaj çdo petë, po jo të fundit, po ashtu edhe 7 të tjerat, pastaj merni njerën dhe hapeni në një petë të vetme në madhësine e tepsise që do piqni byrekun, merni tepsinë lyejini me vaj dhe vëreni njërën petë, pastaj hapni edhe petën tjetër në madheninë e tepsisë,

4

hidhni gjellën në tepsinë ku keni vënë petën e parë dhe hapeni në të gjithë sipërfaqen e tepsisë, vendosni petën tjetër sipër dhe bashkojini anët e të dyja petëve dhe kthejini anët si në foto, hidhini vaj sipër dhe futeni në furrë të piqet në 220° për 20 – 25 minuta, pasi të jete pjekur spërkateni me ujë të ftohtë dhe mbulojeni me picetë, e lëreni të zbutet, Ju bëftë mirë

Receta e gatimit për byrek me qepë dhe mish është dërguar nga Leonora Pane 16 gusht 2014. Foto © Leonora Pane

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu 

Leonora Pane ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 150 receta gatimi si edhe plot foto me ide të bukura për dekorime pjatash për ditë të veçanta, të gjitha me foto origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjithë recetat e gatimit dhe idetë e bukura nga Leonora Pane.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: