Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Kofshë pule me salcë domate e shoqëruar me speca me gjizë ( Receta gatimi nga Natasha Velia )
Kofshë pule me salcë domate e shoqëruar me speca me gjizë është një recetë e thjeshtë, e shpejtë, e shihshme. Kjo është një nga 50 + recetat e gatimit me mish pule dërguar në Kuzhina Ime.
Kofshë pule me salcë domate e shoqëruar me speca me gjizë

Përbërësit
një kofshë pule,
një kok qepe,
një kokërr domate,
2 thelbinj hurdhër,
100 ml verë e bardhë,
kripë,piper, mandjanoz,
Për specat: gjizë, një thelb hurdhër dhe 5-6 thelbinj arra
Përgatitja
1
Marinojmë kofshën me kripë, piper, pak keri, vaj. Pasi është marinuar rreth një orë e skuqim, në një tigan hedhim pak vaj dhe pak gjalp e thelbinjtë e hurdhrës, kofshën dhe fillojmë e skuqim,
2
pastaj e shuajm me verë, heqim kofshën dhe në tigan hedhim qepën, pasi skuqet pak shtojmë domatet e grira, kripë, piper dhe mandjanoz dhe e lemë sa të përgatitet salca.
3
Përgatisim specat: Marim gjizën, grijmë thelbin e hurdhrës, grijmë thelbinjtë e arrës, i trazojmë dhe mbushim specat dhe i vemë të skuqen ose i pjekim. Në fund i servirim në pjatë duke vënë kofshën e pulës, specat dhe mbi të salcën e përgatitur.
Receta gatimit është dërguar nga Natasha Velia 29 gusht 2016. Foto © Natasha Velia
KategoritëGatime PërmetareKuzhina ShqiptareMish puleNatasha VeliaReceta gatimi drekëReceta gatimi verë
Natasha Velia