Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Tavë dheu ( Fërgesë ) ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )
Tavë dheu ( Fërgesë ). Receta gatimit është dërguar nga Silvana Belishaku 5 janar 2016. Foto © Silvana Belishaku
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Silvana Belishaku klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për tavë dheu klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisi tavë dheu duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 qepë,
2 thelpi hudhër,
300 gr mëlçi të zeza,
300 gr gjizë,
3 lugë vaj ulliri,
2 lugë salcë ose domate të freskëta,
rigon, piper, spec diegës, majdanoz, 2 gjethe dafine, kripë.
Përgatitja
1
Grijmë qepën dhe hudhrat i skuqim pak, hedhim mëlçitë te grira në copa të vogla, i skuqim, hedhim erezat të gjitha përveç majdanozit, hedhim 1 gotë ujë, kripë, dhe i lemë të ziejn,
2
pasi të shterojë uji hedhim gjizën, grijmë majdanozin, e përziejm dhe e hedhim gjellën në tavë balte, e fusim në furrë të nxehtë për 15 minuta. Ju bëftë mirë


























