Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Sardele të mbushura ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Sardele të mbushura. Receta e gatimit për sardele të mbushura është dërguar nga Leonora Pane 10 shtator 2013. Foto © Leonora Pane
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
- Për të tjera recata gatimi me peshk klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim sardele të mbushura duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
Sardele,
bukë të grire,
pistak,
majdanoz,
hudhër,
stika (arra pishe),
piper të zi dhe te bardhë,
vaj ulliri,
kripë
Përgatitja
1
Pasi t’i keni pastruar sardelet edhe halën e mesit që të ngelet vetem fetina e peshkut por me kujdes, të mos ndahet, përgatisni në një enë bukën e grirë, pistakët të bërë copa të vogla, majdanozin të grirë imët ,stikat e copëtuara, piperin e zi dhe të bardhë, kripën dhe vajin e ullirit deri sa të mblidhen të gjitha,
2
pastaj merni sardelet një e nga një mbushini me përbërësit që përgatitet duke e rrotulluar nga pjesa më e gjerë e sardeles që është ana e kokës deri në fund te bishti, si në foto,
3
pastaj kaloini në bukë të grirë të thatë dhe vendosini në një tavë pasi t’i keni shtruar letër furre, dhe kështu vazhdoni me radhë një e nga një, mbasi t’i keni vënë të gjitha në tavë,
4
vendosni një gjysëm fete portokalli si në foto për t’i dhënë një aromë të mirë, pastaj hidhini pak kripë sipër dhe spërkateni me vaj ulliri, pastaj futini në furrë për 20 – 25 minuta në temperaturë 200°.


























