Shpërndaje	
	
		
		Hapje e plotë 	
	
		
		print	
			
	
	
	
		
		
							
				Vlerëso 					
	
	Revani me kos ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )
Revani me kos. Receta e gatimit për revani me kos është dërguar nga Silvana Belishaku 4 tetor 2013. Foto © Silvana Belishaku.
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Silvana Belishaku klikoni këtu
 - Për të tjera receta gatimi për revani klikoni këtu
 - Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
 
Mësoni si të përgatisim revani me kos duke ndjekur udhëzimet në vijim
			Përbërësit
								3 kokrra vezë,
								3 gota miell,
								2 sheqer,
								1 vanilje,
								1 fryrës ëmbëlsirash,
								lëkurë limoni, 
								100 gr gjalp,
								100 gr vaj,
								1 gotë kos. 
								Për sherbetin:
								3 gota sheqer,
								2 gota ujë,
								lëkurë limoni për aromë,
								karajfil.							
Përgatitja
								1
									Rrahim të gjithë përbërësit me mikser, e hedhim masën në tepsi, e fusim të piqet në furrë 180 gradë për 40 minuta, ndërkohë bëjmë gati shërbetin, hedhim sheqerin ujin lëkurën e limonit, karajfil. 																	
								2
									Në momentin që fillon të ziej, e lemë 5 minuta, hedhim 1 lugë lëng limoni, e lemë të ftohet pak dhe ja hedhim revanisë.
								3
									Kujdes revanija duhet të jetë e ftohtë, shërbeti i ngrohtë. Ju bëftë mirë																	

























