Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Kimë me spinaq ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )
Kimë me spinaq. Receta e gatimit për kimë me spinaq është dërguar nga Silvana Belishaku 2 dhjetor 2015. Foto © Silvana Belishaku
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Silvana Belishaku klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me spinaq klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisi kimë me spinaq duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
500 gr spinaq ,
200 gr mish të grirë,
4 vezë,
1 lugë kafeje me niseshte,
100 ml qumësht,
kripë,
piper,
5 lugë gjelle me vaj ulliri,
1 qepë,
1 thelpi hudhër.
Përgatitja
1
Grijmë qepën e skuqim bashkë me hudhrën më pas shtojmë mishin, i skuqim pak, hedhim spinaqin dhe 1 gotë ujë, e lemë të ziej për 10 minuta, më pas i hedhim kripë dhe piper,
2
e hedhim në tepsi, në një tas rrahim një vezë, niseshtenë e tresim me qumështin, e përziejm me vezën dhe ja hedhim sipër spinaqit, i hedhim sipër 3 vezët e tjera si në foto, e pjekim në furrë për 25 minuta. Ju bëftë mirë


























