Shpërndaje	
	
		
		Hapje e plotë 	
	
		
		print	
			
	
	
	
		
		
							
				Vlerëso 					
	
	Kek me mollë ( Receta gatimi nga Ana )
Kek me mollë. Mund edhe të përdorim Ftonj ose Dardha për këtë recetë gatimi. Receta gatimit është dërguar nga Ana 18 prill 2013. Foto © Ana
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ana klikoni këtu
 - Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
 - Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
 
Mësoni si të përgatisim kek me mollë duke ndjekur udhëzimet në vijim
			Përbërësit
								5 vezë,
							
								4 filxhana kafeje me miell,
							
								5 filxhana kafeje sheqer,
							
								1 lugë e gjysëm kafeje me pluhur pjekës,
							
								1 lugë kafeje me vanilje,
							
								1 lugë gjelle kanellë,
							
								1 limoni i grijmë vetëm lëkurën në rende,
							
								250 gr gjalp ose vitam (gjalp që lyhet buka),
							
								4 ose 5 molle (po të jenë jeshile më mirë),
							
								1 filxhan kafeje me rrush i thatë
							
								1 filxhan arra ose bajame të bluara në blender,
							
								1 tepsi me R28 ose formë keku.							
Përgatitja
								1
									Lajmë mollët dhe i presim në feta në mënyrë të barabartë që të piqen njësoj dhe për estetikë i radhisim në tepsi, i hedhim edhe lugën me kanellë dhe limonin që kemi grirë më parë, 																	
								2
									në një tenxhere shkrijmë gjalpin vemë nje filxhan çaji sheqer por kujdes që sheqeri mos shkrihet shumë dhe të bëhet karamele, këtë lëng e hedhim sipër mollëve, në mikser rrahim vezët me sheqerin derisa sheqeri të shkrihet, dhe pak nga pak hedhim miellin që mielli mos bëhet me kokrriza, 																	
								3
									e sitim dhe pluhurin pjekës, shtojmë rrushin e thatë dhe arrat ose bajamet e bluara, këtë masë brumi e hedhim sipër mollëve pasi më parë të kemi ngrohur furrën, 																	
								4
									e pjekim në 180 gradë për 35 minuta ose 40 minuta sipas furrës që kemi. Ju bëftë mirë dhe i uroj suksese ai ose ajo zonjë që do ta bëjë																	


























