Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Embëlsirat për festat e fund vitit ( Melomakarona ) ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Melomakarona janë embëlsira tradicionale Greke që përdoren për festat e Krishtlindjeve.
Embëlsirat për festat e fund vitit ( Melomakarona )

Përbërësit
9 filxhana çaji me miell,
2 filxhana çaji me arra,
2 filxhana çaji me sheqer,
2 filxhana çaji me vaj ulliri,
1 filxhan çaji me lëng portokalli,
4 lugë gjelle me mjaltë,
1 lugë të vogël sodë,
1 lugë të vogël kanellë,
lëkurën e një portokkalli
Për shërbetin na duhen
5 filxhana çaji me ujë,
4 filxhana çaji me sheqer,
1 filxhan çaji me mjaltë ( Masa matet me të njëjtin filxhan caji )
Përgatitja
1
Hedhim në një tas vajin, kanellën, lëkuren e portokallit, sodën, sheqerin, mjaltin, lëngun e portokallit dhe e përziejm mirë.
2
Më pas shtojmë miellin pak nga pak gjer sa të bëhet brumi i butë.
3
E marim, e ndajmë në topa të vegjël dhe i japim formën që duam, nga lart i shpojmë me një piru të vogël, i vejmë në tepsi dhe i pjekim në 180 gr për 10 me 15 minuta.
4
Njëkohësisht përgatisim shërbetin, vejmë përbërësit të ziejn për 8-10 minuta. Kur të jenë gati embëlsirat i fusim në shërbet për 1 minutë, i vendosim në pjatelë, i spërkasim me mjalt dhe me arra të bluara. Një nga embëlsirat më të shijsheme që ja vlen ti bësh. Ju bëftë mirë dhe dalshin sa më të mira për atë që do mundohet ti bëjë
Receta gatimit për melomakarona është dërguar nga Ervina Saliu 3 dhjetor 2014. Fotot © Ervina Saliu
Keni haruar te shtoni se duhet 1/5 sod buke,1/6 kanell dhe 1/8 karafil pluhur..lug kafeje!dhe sherbeti duhet te jet i ftot dhe bremda saj shtojm nje koker portokall te ndar ne dy pjes dhe 2 shkopinj kanell plus mjalti qe hidhet brenda ne momentin qe e nxher nga zjarri (Tradicionale embelsir Grek)