Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Byrek me mish ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Byrek me mish. Receta gatimit është dërguar nga Ervina Saliu 24 qershor 2014. Fotot © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim byrek me mish duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
Duhen për petet:
200 gr miell,
2 lugë vaj,
2 lugë uthull ujë sa të mari
Për gjellën:
mish rreth 500 gr (unë e bëra me mish qingji që e kisha bërë në furrë një ditë më parë )
3 qepë,
2 domate,
3 hudhra,
erza sipas dëshirës dhe 1 filxhan kafeje me oriz ( nëse dëshironi )
Përgatitja
1
Skuqim lehetë qepët dhe hudhrat gjer sa të zbuten, më pas shtojmë mishin që e kemi bërë në copa, domatet, dhe i lejmë për disa minuta, më pas shtojmë oriznin, ujë dhe erzat.
2
I lejmë të trashet gjellla, më pas bëjmë brumin, në tas hedhim mielllin vajin, uthullën dhe ujin pak nga pak duke e punuar.
3
E lejmë në figorifer për 30 minuta, më pas e ndajmë në 2 topa të barabartë, marim pjesën e parë, e ndajmë në katër topa të vegjël, i hapim në madhësinë e një pjate të vogël, i lyejm mirë me niseshte, i vejmë njëra mbi tjeterën dhe e hapim në një pete,
4
lyejm tavën me pak vaj, vejmë petën, shtojmë gjelllën dhe hapim petën tjetër në të njëjtën mënyrë, e vejme lart, e presim, i hedhim pak vaj, e lagim mirë me ujë dhe e pjekim në 200 gradë për 40 minuta





























