Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Brijam ( Receta gatimi nga Saimira )
Brijam. Receta e gatimit për brijam është dërguar nga Saimira 7 qershor 2014. Foto © Saimira
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Saimira klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me mish pule klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim brijam duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 qepë të madhe
2 speca jeshile
2 speca të kuqe
1 patëllxhan
2 kungulleshka
3 kokrra patate
200 gr salcë domate ( mundësisht 3 kokrra domate të grira )
1 gjethe dafine
kripë, rigon
2 thelpinj hudhër
Rracionet e mishit të pulës sipas personave
Përgatitja
1
Skuqim qepën me vaj, bashkë me mishin. Në një enë kemi prerë të gjitha perimet në copa të mëdha,
2
i shtojmë të gjitha bashkë në tenxhere, trazojmë mirë e mirë, shtojmë salcën, vazhdojmë skuqjen rreth 15 minuta.
3
Shtojmë erzat, kripën, një tufë majdanoz, hudhrat, shtojmë edhe dy gota ujë dhe e lemë të zjej deri sa të pi lëngjet, dhe jemi gati për ta shërbyer


























