Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Qofte me patate në furrë ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Qofte me patate në furrë. Receta e gatimit për qofte me patate në furrë është dërguar nga Ervina Saliu 10 maj 2013. Foto © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për qofte klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim qofte me patate në furrë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
500 gr mish të grirë,
2 kokrra qepë,
2 vezë,
2 feta bukë bajate,
1 filxhan vaj,
500 gr patate,
ereza të ndryshme, rigon, piper i kuq, nenexhik.
Përgatitja
1
Marrim një tas, hedhim të gjitha përveç patateve dhe nga vaji lejmë mënjanë gjysmën. ( bukën e zbusim me ujë dhe e thërmojmë më pas e hedhim në mish të grirë ).
2
Përziejm mirë masën dhe e fusim në figorifer për dy orë.
3
Qërojmë patatet, i presim në feta mesatare, i hedhim në nje tas ku shtojmë vajin dhe erezat dhe i përziejm.
4
Shtrojmë patatet në tepsi, nxjerrim mishin e grirë, e bëjme në formë byfteku dhe e vejmë lart patateve.
5
U shtojmë një filxhan ujë dhe i mbulojmë me letër alumini. I pjekim në 200 gr C rreth 1 orë. Ju bëftë mirë


























