Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
Tortë me mollë - Silvana Belishaku - KuzhinaIme.al

Tortë me mollë dhe copa çokollate ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )

Tortë me mollë dhe copa çokollate. Receta e gatimit  për tortë me mollë dhe copa çokollate është dërguar nga Silvana Belishaku 16 gusht 2013. Foto © Silvana Belishaku.

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Silvana Belishaku klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim tortë me mollë dhe copa çokollate duke ndjekur udhëzimet në vijim

651 shikime

Tortë me mollë - Silvana Belishaku - KuzhinaIme.al

Përbërësit

200 gr miell

100 gr fekola patate (ose niseshte )

150 gr sheqer

120 gr gjalp

150 gr qumësht

50 gr çokollatë të grirë

3 kokrra vezë

lëkurë limoni

2 mollë të plota

1 pako pluhur fryrës (livieto)

1 pako vanilje

pak kripë

Përgatitja

1

Ndajmë të bardhat e vezës, i rrahim sa të bëhen shkumë, hedhim 50 gr sheqer, i rrahim me të bardhat e vezës, më pas rrahim të verdhat me sheqerin e mbetur,

2

shtojmë qumështin, bashkojmë të bardhat e vezës me pjesën tjetër dhe me kujdes i hedhim miellin, niseshten, vaniljen dhe pluhurin fryrës i trazojmë ngadalë qe të mos bie volumi, shtojmë lëkurën e limonit dhe çokollatën e grirë.

3

Hedhim masën në tepsi të shtruar me letër kuzhine dhe në fund qërojmë mollët dhe i grijmë në feta të holla, i vendosim sipër, i hedhim sheqer për skuqjen e mollëve, e fusim të piqet në furrë të parangrohur 180° për 35 minuta. Shpresoj t’ju pëlqejë. Ju bëftë mirë

Silvana Belishaku ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 200 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Silvana Belishaku.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: