Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Torta me maskarpone dhe nutella ( Receta gatimi nga Leonora Pane )

Përbërësit
2 shtresa pandispanjë
300 gr maskarpone
200 gr nutella
pije për embëlsira
brumë sheqeri dhe pana për dekorim
Përgatitja
1
Merni maskarponen dhe nutellën, hidheni në një tas dhe trazojeni, merni një pjatancë dhe vendosni shtresën e pandispanjës, lageni pak me pijen dhe hidhni maskarponen e nutellën që përgatitët më parë, hapeni në të gjithë sipërfaqen e pandispanjës në mënyrë të barabartë dhe vini shtresën tjetër të pandispanjës,
2
hapni një pjesë të brumit të sheqerit dhe mbulojeni tortën vetëm sipër, pjesën tjetër të brumit të sheqerit ngjyroseni si t’ju pëlqejë me bojë embëlsirash dhe krijoni lulet për dekorim si në foto ose si t’ju pëlqejë, merni panën dhe hidheni në një qese kuzhine e bëni dekorimin e tortës anësh. Ju bëftë mirë
Receta e gatimit për torta me maskarpone dhe nutella është dërguar nga Leonora Pane 5 maj 2014. Foto © Leonora Pane.