Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
Revani

Revani ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )

Revani. Receta e gatimit për revani është dërguar nga Ervina Saliu 27 dhjetor 2015. Foto © Ervina Saliu

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për revani klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim revani duke ndjekur udhëzimet në vijim

30387 shikime

Revani

Përbërësit

1 gotë uji me miell

4 vezë

1 gotë vaj

1 gotë miell misri për ëmbelsira

1 pako pluhur pjekës

200gr kos

2 vanilje

gjysëm gote sheqer

lëkurë portokalli

Për shërbetin:

3 gota ujë

2 gota sheqer

gjysëm portokalli

1 shkop kanelle

Përgatitja

1

Përgatisim shërbetin: I ziejm të gjitha bashkë për 10 minuta dhe e lejmë mënjanë të ftohet.

2

Rrahim vezët me sheqerin për 5 minuta. Shtojmë vajin, kosin, lëkurën e portokallit.

3

Në një tas përziejm miellin e misrit me të grurit, pluhurin pjekës dhe vaniljen. Më pas e shtojmë te masa e vezëve, i rrahim pak, e hedhim në tepsi dhe e pjekim në 170 gradë për 35 minuta.

4

Siç e nxjerrim e shërbetosim me shërbetin e ftohtë. E mbulojmë dhe e lemë 2 orë dhe më pas gati për servirje

Ervina Saliu ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 200 receta gatimi me fotot origjinale të gatimtve të saj. Klikoni mbi emrin Ervina Saliu për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Ervina Saliu.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: