Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Tavë me mëlçi për 2 persona ( Receta gatimi nga Edvina Gjeci )
Receta gatimit është dërguar nga Edvina Gjeçi 3 dhjetor 2015. Foto © Edvina Gjeçi
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Edvina Gjeçi klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për mëlçi klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim tavë me mëlçi duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
500 gr mëlçi
4 domate
1/2 qepë
kripë dhe piper
2-3 hurdha
1/2 lugë kafje rigon
1 spec jeshil
100 gr djath të grirë
4 lugë gjelle vaj ulliri
Përgatitja
1
Sapo të nxehet vaji, hedhim mëlcitë dhe i skuqim për disa minuta. Shtojmë qepën, e lejmë për disa minuta dhe hedhim hudhrat, rigonin, specin, kripën, piperin dhe i lejmë akoma për disa minuta.
2
Hedhim më pas domatet e qëruara dhe të grira dhe i lejmë të zihet deri sa të shterohet uji i domateve. Kalojmë mëlçitë në tepsinë e pjekjes, i spërkasim me djath të grirë ( parmixhano ) dhe i fusim në furrë me 200 gradë për 10 minuta