Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Reçel shalqini ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Reçel shalqini. Receta e gatimit për reçel shalqini është dërguar nga Ervina Saliu 15 korrik 2013. Foto © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për reçel klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim reçel shalqini duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 kg lëkura shalqini,
1 kg sheqer,
2 gota ujë,
lëngun e gjysëm limoni.
Përgatitja
1
Marim lëkurat, i pastrojmë i presim në copa ( sipas dëshirës, unë këtu i kam bërë me copa të vogla ) i vemë në tenxhere me ujë të bollshëm dhe i lemë të ziejn për 10 minuta.
2
Më pas i hedhim në një tas me ujë të ftohtë dhe i shtojmë një lugë lëng limoni, i lemë për 15 minuta.
3
Në tenxhere vemë sheqerin dhe ujin të ziejn, shtojmë më pas lëkurat e shalqinit dhe një lugë lëng limoni dhe i lemë të ziejn.
4
E ziejm gjer sa reçeli të fillojë të bëj fllucka. E heqim nga zjarri, e lemë mënjanë gjer ditën tjetër.
5
Më pas e vemë prapë të ziej gjer sa të trashet shërbeti dhe reçeli është gati. Ju bëftë mirë