Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Pite me mollë ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Pite me mollë. Receta gatimit për pite me mollë është dërguar nga Ervina Saliu 3 tetor 2014. Foto © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim pite me mollë duke ndjekur udhëzimet në vijim




Përbërësit
Duhen për mbushjen:
5-6 mollë
2-3 lugë sheqer
1 lugë kanellë
Për brumin duhen:
500 gr miell që fryhet vetë (lloj mielli për ëmbëlsira)
1 gotë vaj
1 gotë vere të bardhë ose recina
Përgatitja
1
Presim mollët në feta, i vemë në enë ku i shtojmë sheqerin dhe i skuqim për disa minuta gjer sa të zbuten, më pas i hedhim kanellën dhe e lemë të ftohet.
2
I hedhim përbërësit në tas dhe punojmë brumin për disa minuta, brumi duhet të jetë shumë i butë. E marim, e hapim në një petë jo shumë të hollë, e presim si në foto, i hedhim një lugë nga kremi mollëve dhe më pas i vemë në tavë, i pjekim në 180 gradë për 15-20 minuta, i nxjerrim, i servirim me sheqer pluhur. Ju bëftë mirë


























