Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Peshk në furrë ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Peshk në furrë. Receta e gatimit për peshk në furrë është dërguar nga Ervina Saliu 11 maj 2013. Foto © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për peshk klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim peshk në furrë duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
4 peshq
2 domate
4 thelba hudhra
1 limon
gjethe dafine
kripë dhe piper.
Përgatitja
1
Marim peshqit që i kemi pastruar më parë. I vejmë në tepsi ku kemi hedhur pak vaj, i kriposim pak ( jo shumë kripë ), i çajmë pak nga të dyja anët e kurrizit dhe fusim nga një thelb hudhër.
2
Brenda në barkun e peshkut vejmë nga një gjethe dafine, feta domateje, limoni dhe pak hudhra dhe nga lart e lyejm pak me vaj, vejmë feta domateje, limoni dhe i hedhim pak piper. I shtojmë edhe një filxhan ujë, e mbulojmë me letër alumi dhe e pjekim në furrë në 200 gradë, rreth 50-60 minuta. Para se ta nxjerrim nga furra heqim letrën e alumit që të mari pak ngjyrë. Ju bëftë mirë