Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Patate në furrë ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Patate në furrë. Receta e gatimit për patate në furrë është dërguar nga Ervina Saliu 1 korrik 2015. Foto © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me patate klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim patate në furrë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
500 gr patate
1 limon
1 portokall
100 ml vaj ulliri
lëng pule ose ujë
kripë ,rigon.
Përgatitja
1
Qërojmë patatet dhe i presim në katërsh nëse janë të medha ose në dysh. I hedhim në tepsi, shtojmë lëngun e limonit, të portokallit, kripën, rigonin vajin dhe i përziejmë mirë. Më pas i shtojmë 1 gotë lëng mishi që i hodha unë ose ujë ( mund të përdorni dhe galina blanka ( koncentrat pule që përdoret për supa ) por mua personalisht nuk më pëlqen sepse nuk më duket e shëndetshme ), e mbulojmë me letër alumini dhe i pjekim për 1 orë në 200 gradë.
2
I heqim letrën dhe i pjekim 10 minuta akoma, të marin pak ngjyrë, jo shumë se mos thahen më pas


























