Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Oriz (Rizoto) me pançetë dhe zafferano ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Oriz (Rizoto) me pançetë dhe zafferano. Receta e gatimit për oriz (Rizoto) me pançetë dhe zafferano është dërguar nga Leonora Pane 15 qershor 2014. Foto © Leonora Pane.
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me oriz klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim oriz (Rizoto) me pançetë dhe zafferano duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
350 gr oriz
1 qepë e vogël
60 gr pançetë
60 gr gjalp
gjysëm gote verë të bardhë
2 lugë vaj ulliri
4 lugë djathë të grirë
1 pako zafferano
1 l ujë
piper të zi dhe kripë
Përgatitja
1
Në një tigan të thellë hidhni gjalpin dhe vëreni të shkrijë në flakë mesatare, hidhni vajin dhe qepën e grirë imët, pasi të zverdhet qepa hidhni pançetën të prerë në kubik të vegjël,
2
pasi të skuqet pançeta shtoni orizin, trazojeni 2-3 herë dhe hidhni verën, kur të ketë avulluar e gjithë vera hidhni ujin dhe zafferanon të tretur më parë me pak ujë, shtoni kripën, piperin dhe lëreni të ziej, pak para se ta hiqni hidhni djathin e grirë, trazojeni dhe fikeni sobën. Orizi është gati për tu servirur. Ju bëftë mirë


























