Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
qofte me patate

Qofte me patate të mbushura ( Receta gatimi nga Leonora Pane )

Qofte me patate të mbushura. Receta e gatimit për qofte me patate të mbushura është dërguar nga Leonora Pane 26 shtator 2015. Foto © Leonora Pane

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për qofte klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim qofte me patate të mbushura duke ndjekur udhëzimet në vijim

10499 shikime

qofte me patate

Përbërësit

1 kg patate,

100 gr djathë i grirë,

2 të verdha veze + 2 veze të tjera komplet,

majdanoz,

piper të zi,

bukë të grirë,

Përgatitja

1

Për mbushjen mund të zgjidhni sipas dëshirës, mund ti mbushni me djath, me mocarelë, me proshutë me çfarë tju pëlqejë, unë i mbusha me salçiçe dhe kërpurdha (porcini).

2

Merni patatet lajini dhe vërini të zjejnë në një tenxhere me ujë dhe kripë, pasi të kenë zier patatet, hiqjani lëkurën dhe shtypini me shtypse patatesh ose me pirun, shtoni djathin, 2 të verdhat e vezëve, majdanozin e grirë, piperin, kripën dhe perziejini mirë të gjitha,

3

në një pjatë hidhni 2 vezët e tjera, hidhini pak kripë dhe me një pirun trazoini mirë, në një pjatë tjetër hidhni bukën e grirë,më pas merni brumin e patateve që përgatitet dhe ndajeni në pjesë të barabarta,

4

pastaj merini një nga një, hapeni brumin pak në njërën dorë dhe në mes vendosni një copë djath (ose përbërësit që ju pëlqen për ti mbushur) pastaj mbulojeni djathin të mos duket, duke i dhënë formën si në foto,

5

pastaj kalojini në vezën që përgatitët më parë, pastaj kalojeni në bukën e grirë nga të dyja anët dhe skuqini në një tigan me vaj, pasi të jenë skuqur nga njëra anë kthejini të skuqen nga ana tjetër. Ju bëftë mirë

Kategoritë

Leonora Pane ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 150 receta gatimi si edhe plot foto me ide të bukura për dekorime pjatash për ditë të veçanta, të gjitha me foto origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjithë recetat e gatimit dhe idetë e bukura nga Leonora Pane.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: