Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Omletë me lakër të kuqe ( Receta gatimi nga Erjona Balla )
Omletë me lakër të kuqe. Receta gatimit për omletë me lakër të kuqe është dërguar nga Erjona Balla 28 dhjetor 2013. Foto © Erjona Balla
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Erjona Balla klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për omletë klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisni omletë me lakër të kuqe duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
3 vezë
100 gr kaçkavall Shqipërie
100 gr lakër e kuqe
100 gr djath pice
100 gr djath parmixhan (lloj djathi)
pak vaj ulliri
1 lugë gjelle me majonez
pak qepë
1 thelpi hudhër
kripë
piper i zi
Përgatitja
1
Grijmë pak qepë dhe hudhrën në rrathë të holla dhe i hedhim në tigan të para nxehur me vajin e ullirit.
2
Shtojmë edhe lakrën e prerë në fije të holla dhe i lemë të skuqen derisa lakra të zbutet më pas shtojmë vezët me djathin parmixhan, kripë dhe piperin e zi dhe i lemë në flakë të ulët deri sa të skuqet omleta.
3
Pasi është skuqur i ndajmë pjesën sipërme me thikë dhe e mbushim me djathë pice, vendosim përsëri pjesën e prerë dhe e lemë përseri në tigan deri sa të shkrijë djathi.


























