Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Makarona ( Tagliatele ) me pana dhe kërpudha ( Receta gatimi nga Daniela Pepa )
Makarona ( Tagliatele ) me pana dhe kërpudha. Receta gatimit është dërguar nga Daniela Pepa 20 shkurt 2013. Foto © Daniela Pepa
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Daniela Pepa klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për makarona klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim makarona ( Tagliatele ) me pana dhe kërpudha duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
500 gr tagliatele ( unë i kam blerë të gatshme në supermarket )
500 gr kërpudha
200 gr pana( krem galaktos quhet këtu në greqi )
djath kaçkavall i grirë
vaj ulliri, kripë
Përgatitja
1
Në një tenxhere ziejm tagliatelet për 10-15 minuta, i shikoni, i provoni nëse janë zier, ndërkohë që ato ziejn në një tigan tjetër, hedhim vaj ulliri dhe këprudhat qe i kemi prerë feta feta, i kaurdisim derisa kërpudhat të marrin një ngjyrë të errët dhe më pas hedhim panën, i përziejm së bashku për 5 minuta, duhet të rrimë aty mbi kokë, hedhim kripën dhe është gati.
2
Ndërkohë që taglatietet janë zier, i kullojmë dhe në tenxhere hedhim pak gjalp, hedhim makaronat brenda, në një pajtë hedhim taglatielet dhe masën që përgatitëm dhe sipër hedhim edhe djathin kaçkavall nëse dëshironi. E shoqëroni me një gotë verë të bardhë ose të kuqe dhe ju bëftë mirë.