Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Makarona shtepie në formë lule ( Receta gatimi nga Saimira )
Makarona shtepie në formë lule. Receta e gatimit për makarona shtëpie në formë lule është dërguar nga Saimira 19 shkurt 2015. Foto © Saimira
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Saimira klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për makarona klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim makarona shtëpie në formë lule duke ndjekur udhëzimet në vijim


Përbërësit
400 gr miell i zakonshëm
1 gotë uji me qumësht
2 vezë
Për mbushjen:
djath
rigon
Sipas dëshirës mund të mbushen në shumë mënyra, përshembull me mish të grirë, me spinaq, etj
Përgatitja
1
Zemë brumin, e punojmë mirë e mirë, e lemë të qetsohet rreth një orë, më pas hapim një petë jo shumë të hollë, vendosim sipër mbushjen larg njëra tjetrës mbushja qe ta presim me forma.
2
Hapim petën e dytë, e vendosim sipër petës që u vendos mbushja, më pas e presim me format që dëshironi. Vazhdojmë në këtë mënyre deri sa të mbarohet brumi.
3
Zjejm ujin në tenxhere të thellë, sapo uji të marë valë shtojmë makaronat pak nga pak. Ziejm makaronat rreth 5 apo 6 minuta, më pas i shërbejmë me salcë ose me kaçkavall të grirë nga sipër.


























