Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Kek me luleshtrydhe dhe kakao ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Kek me luleshtrydhe die kakao. Receta e gatimit për kek me luleshtrydhe dhe kakao është dërguar nga Ervina Saliu 2 korrik 2015. Fotot © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për kek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim kek me luleshtrydhe dhe kakao duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
3 vezë
200gr sheqer
100 ml vaj ulliri
lëngun e dy portokallave
500 gr miell
1 pako pluhur për pjekje ( baking powder )
100 ml qumësht
15 luleshtrydhe
2 lugë kakao
Përgatitja
1
Në mikser rrahim 3 vezë me 200gr sheqer për 5 minuta. Më pas shtojmë 100 ml vaj ulliri, lëngun e dy portokallave.
2
Në një tas përziejm 500 gr miell me 1 pako pluhur për pjekje ( baking powder ) e shtojme te masa e lëngshme miellin duke i shtuar edhe 100 ml qumësht.
3
E hedhim më shumë se gjysmën në formë, i presim në copa 15 – 15 luleshtrydhe, pjeses tjetër i shtojme 2 lugë kakao, i përziejm dhe e hedhim sipër masës së bardhë. E pjekim në 170 gradë rreth 40 minuta.


























