Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Gjel deti i marinuar ( Receta gatimi nga Erjona Balla )
Gjel deti i marinuar, një recetë gatimi tradicionale për festat e fund vitit.
Gjel deti i marinuar
Përbërësit
1 gjel deti
200 ml vaj ulliri
1 degë rozmarinë
shumë pak rigon
1 lugë çaji piper i zi
1 limon të shtydhur
1 degë selino
4-5 fleta dafine
2-3 degë majdanoz
kripë
Përgatitja
1
I përziejm të gjitha përbërësit bashkë, selinon dhe rozmarinën dhe dafinën nuk i grijmë, i hedhim ashtu siç janë dhe i lemë një natë që vaji të mari aromën e të gjitha erezave.
2
Mbasi ka kaluar një natë, i heqim vajit selinon, degën e rozmarinës, majdanozin dhe dafinën.
3
Gjelin e detit e vendosim në qese kuzhine, i shtojmë vajin e pastruar dhe e lemë prapë një natë në frigorifer që mishi të aromatizohet me përbërjen, e pjekim në furrë me temperaturë 200 gradë për rreth 1 orë
Receta gatimit për gjel deti të marinuar është dërguar nga Erjona Balla 12 dhjetor 2013. Foto © Erjona Balla


























