Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Role me mish të grirë ( Receta gatimi nga Erjona Balla )
Role me mish të grirë. Receta gatimit për role me mish të grirë është dërguar nga Erjona Balla 10 dhjetor 2013. Foto © Erjona Balla.
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Erjona Balla klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me mish të grirë klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisni role me mish të grirë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
500 gr mish i grirë
100 gr bukë e grirë
2 vezë
100 gr ullinj
200 gr djathë pice
2 vezë të ziera
3 karrota
200 gr proshutë gjel deti
Kripë, rozmarinë, rigon, piper, majdanoz dhe selino
Përgatitja
1
Në një tenxhere të vogel ziejmë vezët dhe më pas karrotat.
2
Në një tas vendosim mishin e grirë, vezët, bukën e grirë, kripë dhe të gjitha erzat, i trazojmë mirë e mirë deri sa të bëhet mishi një trup.
3
Më pas marim një letër furre dhe shtrojmë si petë mishin e grirë, më pas shtrojmë proshutën, djathin, karrotat, ullinjtë dhe vezët.
4
E mbledhim me kujdes rrolenë e mishit që të ngjitet mirë dhe në fund vendosim kruajtese dhëmbëss për të qëndruar mirë roleja sepse gjatë pjekjes edhe hapet.