Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Fërgesë me speca të kuqe ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )
Fërgesë me speca të kuqe. Receta e gatimit për fërgesë me speca të kuqe është dërguar nga Bukurie Nexhipi 1 shkurt 2014. Foto © Bukurie Nexhipi
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për fërgesë klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim fërgesë me speca të kuqe duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 spec të vogël djegës
50 gr gjizë
1 qepë
4 domate të kuqe
Pak vaj ulliri
Kripë, piper
Hudhra 5-6 thelpi
Përgatitja
1
Specat i presim hollë sipas dëshirës. Në një enë hedhim pak vaj ulliri, hedhim qepën e grirë hollë, sa fillon të zverdhet qepa hedhim hudhrat dhe specin djegës të grirë hollë, i lemë në zjarr të ngadaltë.
.
.
2
Kur të jenë gati hedhim specat dhe i skuqim në zjarr shumë të ulët ( kjo është shumë e rëndësishme në këtë lloj gatimi )
3
Pasi specat janë skuqur hedhim domatet të grira me mikser, hedhim kripë, piper, i mbulojmë me kapak gjer sa të mbetet në yndyrë para se të jetë gati hedhim gjizën dhe e heqim nga zjarri.
KategoritëBukurie NexhipiGatime tradicionaleKuzhina ShqiptareReceta gatimi drekëReceta gatimi mbrëmje
Bukurie Nexhipi


























