Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Dredhanik me djath ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Dredhanik me djath. Receta gatimit është dërguar nga Ervina Saliu 6 nëntor 2015. Foto © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim dredhanik me djath duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
Për brumin duhet:
500 gr miell
2 lugë vaj
kripë
1 lugë gjelle me uthull
ujë sa të mari
Për mbushjen:
500 gr djath
1 vezë
4 lugë kos
2 lugë vaj
4 lugë qumësht
I përziejm mirë
Përgatitja
1
Hedhim në tas të gjithë përbërësit dhe ujë pak nga pak sa të bëhet një brumë i butë dhe mos të ngjisë nëpër duar. E lyejm me pak vaj, e mbulojmë dhe e lemë një orë.
2
Marim bumin dhe marim një top mesatar, e hapim dhe e presim në dy pjesë (peteë që hapëm) e spërkasim me mbushjen rreth 1 lugë, i hedhim nga mbushja, e mbledhim dhe i japim formën e dredhanikut. Kështu vazhdojmë gjer sa ti mbarojmë. I vendosim te tepsia, i lyejmë nga lart me vaj, i spërkasim dhe me pak ujë dhe i pjekim në 200 gradë rreth 20 minuta. Janë fantastik për fëmijët në shkollë dhe kopësht. Të mitë i pëlqejnë shumë. Ju bëftë mirë
Gjysma tepsisë me ngeli për foto si i rrëmbyen sa dolën nga furra haha


























