Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
donuts

Donuts ( Receta gatimi nga Brikena Metaj )

Donuts. Receta e gatimit pët donuts është dërguar nga Brikena Metaj 23 janar 2014. Foto © Brikena Metaj

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për petulla klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim donuts duke ndjekur udhëzimet në vijim

1753 shikime
donuts

Përbërësit

250 ml qumësht,
1 kg miell,
1 filxhan çaji gjalpë,
maja,
3 lugë sheqer,
4 vezë,
2 të verdha veze,

Përgatitja

1
Përziejmë qumështin me sheqerin sa të tretet sheqeri. Në miell shtojme maja, gjalpë, vezët e rrahura, vanilje. Brumin e përgatitur e mbulojmë sa të dyfishohet vëllimi.
2
Brumin e ardhur e hapim petë dhe presim petullat. Për të bërë vrimën e mesit përdorim një gotë më të vogël.
3
I hapim në tepsi me letër kuzhine dhe I lëmë sërish të vijnë. I skuqëm në tenxhere me vaj në temperaturë mesatare pasi rrëmbehen shpejt. I vendosim në letër kuzhine për të thithur yndyrën e tepërt.
4
Spërkatim me sheqer pluhur dhe shoqërojmë me reçel sipas dëshirës. Unë kam tre lloje reçeli të përgatitur vetë: reçel manderine, rrushi dhe ftoi. Gjithçka mbetet në dëshirën tuaj. Ju bëftë mirë!

Brikena Metaj ka dërguar në KuzhinaIme.al 43 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: