Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Cupcake ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Cupcake. Receta e gatimit për cupcake është dërguar nga Leonora Pane 4 shtator 2014. Foto © Leonora Pane
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për kek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim cupcake duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
120 gr miell,
2 vezë,
1 pako vanilje,
120 gr sheqer,
120 gr gjalp,
2 gr maja për ëmbëlsira,
lëkurën e 1 limoni,
2 banane,
pak kripë dhe brumë sheqeri për t’i dekoruar, (pasta di zucchero)
Përgatitja
1
Merni një tas hidhni vezët, sheqerin, gjalpin, lëkurën e limonit dhe me një tel kuzhine, punojini mirë te gjitha, pastaj shtoni miellin, majanë, vaniljen dhe pak kripë, vazhdoni t’a përzieni me telin e kuzhinës për 4 – 5 minuta, merni tepsinë me forma, vërini letrat nëpër forma dhe mbushini çerekun e formave,
2
merni bananet prejini në rrota dhe në çdo formë të mbushur në mes vendosni nga një copë banane, pastaj vazhdoni t’i mbushni format prapë, por jo plot, pak më shumë se gjysëm, futini të piqen në furrë për 20 -25 minuta në 180°,
3
pasi të jenë pjekur hiqini nga tepsia dhe lërini të ftohen, në të njëjtën kohe merni brumin e sheqerit dhe përgatisni dekorimin si në foto ose sipas dëshirës duke përdorur bojën për ëmbëlsira për të ngjyrosur një pjesë të brumit që të bëni trendafilat, gjethet, lule te ndryshme, etj…etj. Ju bëftë mirë


























