Shpërndaje	
	
		
		Hapje e plotë 	
	
		
		print	
			
	
	
	
		
		
							
				Vlerëso 					
	
	Byrek me presh dhe spinaq ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Byrek me presh dhe spinaq. Receta e gatimit për byrek me presh dhe spinaq është dërguar nga Ervina Saliu 8 nëntor 2014. Foto © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
 - Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
 - Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
 
Mësoni si të përgatisim byrek me presh dhe spinaq duke ndjekur udhëzimet në vijim
			Përbërësit
								Duhen për petët:
							
								500 gr miell
							
								2 lugë vaj
							
								2 lugë uthull
							
								kripë
								Për gjellën:
							
								500 gr spinaq
							
								4 presh, vetëm gjethet
							
								200 gr gjizë
							
								1 vezë
							
								erza sipas dëshirës
							
								4 lugë vaj							
Përgatitja
								1
									Zemë brumin gjer sa të bëhet një masë e butë dhe mos të ngjsë nëpër duar, e mbulojmë, e fusim në figorifer gjer sa të bëjmë gjellën. 																	
								2
									Presim spinaqin prasin dhe erzat, në një tas i shtojmë kripë dhe i lemë për 15 minuta, më pas i shtypim mirë gjer sa mos të kenë më ujë, i hedhim në një tas tjetër, shtojmë gjizën, vezën ,vajin, i përziejm. 																	
								3
									Marim brumin e ndajmë në 2 pjesë, marim pjesën e parë e ndajmë në 5 topa të vegjël, i hapim në madhësinë e një pjate të vockël i lyejm mirë me niseshte dhe i vendosim njëra mbi tjetrën dhe e hapim në një petë të vetme, 																	
								4
									e shtrojmë në tavë të lyer me vaj, hedhim mbushjen, hapim petën tjetër në të njëjtën mënyrë e presim ,e spërkasim me vaj dhe 1 filxhan çaji ujë, e pjekim në 200 gradë për 40 minuta																	


























