Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Byrek me kungull pa petë ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Byrek me kungull pa petë. Receta gatimit është dërguar nga Ervina Saliu 31 tetor 2015. Foto © Ervina Saliu
Eshtë një recetë fantastike e bërë nga mamaja por e pash hap pas hapi dhe dua ta ndaj dhe me ju mikeshat e kësaj faqe..
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim byrek me kungull pa petë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 kg kungull të verdhë
2 filxhanë kafeje me oriz
2 filxhanë kafeje me sheqer
pak kripë
500 ml qumësht,
pak miell për tepsinë
pak vaj
Përgatitja
1
Grijmë kungujt në rende, shtojmë përbërësit e tjerë dhe pak vaj.
2
I përziejm të gjithë përbërësit përveç miellit dhe i shtypim pak.
3
Lyejme tepsinë me pak vaj, e mbulojmë mirë me miell, hedhim mbushjen nga lart, prapë i shtojmë miell sa të mbulohen kungujt.
4
E fusim në furrë gjer sa të mari ngjyrë, më pas i shtojmë qumështin dhe e lemë gjer sa të trashet, Bëjeni dhe do më kujtoni. Ju bëftë mirë


























