Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Byrek me hithra ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )
Byrek me hithra. Receta e gatimit për byrek me hithra është dërguar nga Lulzime Gjyzeli 12 dhjetor 2015. Foto © Lulzime Gjyzeli
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim byrek me hithra duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
Për petat:
300 gr miell,
ujë të vakët,
kripë
Për mbushjen:
hithra,
ajkë ( krem qumështi, pana )
1 thelb hudhre,
dy dora oriz,
1 kokërr vezë
Përgatitja
1
Përgatitet brumi dhe lihet gjysmë orë. Të pushojë.
2
Ndërkohë përgatitet mbushja: hedhim vaj ulliri extra në tigan, i hedhim 1 thelb hudhrë, sa të skuqet pak i hedhim hithrat e pstruara mirë.
3
I skuqim për 5 min sa të vyshken, më pas i hedhim dy gota ujë dhe dy dora oriz, e lejmë të zihen për 10 minuta, orizi nuk duhet të jetë i zier mir.
4
Fikim zjarrin, i hedhim ajkën dhe vezën e rrahur më parë me krip dhe piper.
Hapim petat me kulaçka dhe vaj ulliri. I shtrojm në tepsi hedhim mbushjen dhe e mbulojm me peta të tjera.
5
Byrekun e pjekim në furrë 220 gradë për 30 minuta. Kjo recetë është e gjyshes time 🙂


























