Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
krem perimesh stine

Krem perimesh stine ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )

Krem perimesh stine. Receta e gatimit për krem perimesh stine është dërguar nga Lulzime Gjyzeli 5 janar 2016. Foto © Lulzime Gjyzeli

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për supë klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim krem perimesh stine duke ndjekur udhëzimet në vijim

846 shikime
krem perimesh stine

Përbërësit

1.5 kg perime stine ( patate, karrota, selino, presh, kungull, spinaq, fasule të ziera, sa më shum perime të kemi aq më e mir bëhet ),
vaj ulliri,
bukë,
rozmarinë,
kripë,
djath të grirë,
makarona të vogla yllka.

Përgatitja

1
Perimet i lajmë mirë dhe i presim në copa (nuk ka rëndësi si priten ), i mbulojmë me ujë dhe i ziejm për rreth 40 minuta. Kur të kenë zier i rregullojmë me kripë, i kalojmë në mixer ose në tretse perimesh (passa verdura).
2
E ziejm akoma me një dorë yllka të vogla ose mund ta lejmë edhe pa to. Bukën e presim në forma kubike të vogla dhe e thekrrojmë mirë në tigan. Dy min para se ta fikim i hedhim vaj ulliri dhe rozmarin pluhur.
3
Shërbejm pra kremin me vaj ulliri, djath të grirë dhe copat e bukës të thekura. Është pjatë e lehtë, e mirë dhe me plot vlera ushqyese. Ju bëftë mirë!

Lulzime Gjyzeli ka dërguar në KuzhinaIme.al 44 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjitha recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: