Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Byrek me fasule ( Receta gatimi nga Erjona Balla )
Byrek me fasule. Receta gatimit për byrek me fasule është dërguar nga Erjona Balla 8 tetor 2013. Foto © Erjona Balla
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Erjona Balla klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim byrek me fasule duke ndjekur udhëzimet në vijim.
Përbërësit
1 pako peta të pjekura
1 tas normal me fasule të përgatitura
Përgatitja
1
Përgatisim fasulet si zakonisht por do ti lemë me shumë lëng 5-6 garuzhde lëng më tepër se zakonisht. Pasi i kemi përgatitur fasulet i lemë të ftohen dhe pastaj tepsinë e lyejmë me vaj, shtrojmë 2 peta,
2
spërkasim me pak vaj dhe hedhim fasule, kështu veprojmë derisa të mbarojnë petat. E vendosim në furrë për 1 orë ose deri sa të marrë një ngjyrë të errët si në foto, në temperaturë 250 gradë. Kujdes: Duhet të shikoni mirë sasinë e lëngut që hidhni tek petat sepse byreku del shumë i lëngshëm, unë në çdo shtresë hedh 1 garuzhde të plotë


























