Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Biskota me mjaltë ( Melomakarona ) tradicionale greke ( Receta gatimi nga Daniela Pepa )
Biskota me mjaltë ( Melomakarona ) tradicionale greke. Receta gatimit është dërguar nga Daniela Pepa 11 dhjetor 2012. Foto © Daniela Pepa
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Daniela Pepa klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për melomakarona klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim melomakarona duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
2 filxhan çaji me vaj
1 filxhan çaji me sheqer
3/4 filxhan çaji lëng portokalli
1/4 filxhan çaji konjak
2 lugë të vogla me lëkurë portokalli të grirë
1 lugë të vogël kanellë
1 lugë të vogël karafil( pluhur )
1 lugë të vogël sodë
1 kg miell
1 e 1/2 filxhan çaji arra të shtypura
Për shërbetin
2 filxhan çaji mjaltë
2 filxhan çaji sheqer
2 filxhan çaji ujë
Përgatitja
1
I hedhim të gjitha përvec miellit, në një enë. Trazojini mirë dhe më pas hidhni miellin dhe brumosim deri sa të bëhet i butë. U japim formë biskotave ( si të dëshironi ).
2
I pjekim me 170 gradë C për 20 minuta. U hedhim shërbetin të nxehtë dhe vendosini biskotat në një pjatancë, ku i hedhim sipër biskotave arrat


























