Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Biftek perimesh me patate ( Receta gatimi nga Daniela Pepa )
Biftek perimesh me patate. Receta gatimit është dërguar nga Daniela Pepa 4 prill 2013. Foto e huazhuar sa për ilustrim
Kjo antipastë rekomandohet jo vetëm për festa por edhe darka të veçanta, por edhe për t’i bërë fëmijët tuaj të hanë perime.
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Daniela Pepa klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi vegjetariane klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim biftek perimesh duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
½ kg patate
100 gr spinaq të ngrirë
100 gr djathë kaçkavall
2 kokrra vezë
1 Karrotë
4 Galetë ( Bukë e thatë e thërrmuar )
2-3 Lugë gjelle fara susami
Kripë
Piper i zi
Përgatitja
1
Lajmë mirë patatet me gjithë lëkurë dhe i ziejmë për 20-25 minuta sëbashku me karotën derisa të zbuten plotësisht. I kullojmë, i qërojmë dhe akoma të nxehta i shtypim me ndihmën e një piruni derisa të bëhet pure.
2
Ziejmë spinaqin për 3 minuta në ujë pa kripë. E shtrydhim më pas dhe e presim shume hollë. Eliminojmë ujin e mbetur dhe e vendosim në tigan për 2 minuta.
3
Në një enë të madhe bashkojmë purenë e patateve me spinaqin, karotën dhe shtojmë 1 kokërr vezë, djathin parmixhano te grirë, pak kripë, piper të zi dhe i përziejmë derisa të homogjenizohen.
4
Nëse përbërja rezulton e ujshme i shtojmë pak galetë (buke e thekur e copëzuar). Me brumin e përftuar formojmë sfera të vogla sa një arrë. I kalojmë në vezë të rrahur. Më pas në galetën e bashkuar me farat e susamit.
5
I skuqim kroketat në vaj shumë të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të artë dhe i vendosim në një pjatë te shtruar me letër thithëse në mënyrë që të thithet vaji i tepërt. I shërbejmë të vendosura në gjethe sallate jeshile dhe i shoqërojmë me peshk ose me vezë të ziera.