Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Ashure me shegë ( Receta gatimi nga Daniela Pepa )
Ashure me shegë. Receta gatimit është dërguar nga Daniela Pepa 12 prill 2013. Foto e huazuar sa për ilustrim
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Daniela Pepa klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për ashure klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për ëmbëlsira klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim ashure me shegë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
2 gota grurë,
100 gr sheqer, por mund të përdorim edhe sheqerin e zi që është më lehtë,
fruta të thata sipas dëshirës,
1 dorë fiq të thatë me copëza,
1 dorë rrush i thatë,
kanellë
dhe sipër pak kokrra shege
Përgatitja
1
Në një tenxhere me ujë të bollshëm, hedhim grurin e larë dhe e lemë të marrë disa valë. Më pas derdhim këtë ujë dhe i hedhim brenda gjithë përbërësit e tjerë dhe 2 -3 litra ujë.
2
E lemë të ziej mirë duke e përzier herë pas here, derisa gruri të jetë gatuar mirë. Kur gruri të jetë i përshtypshëm mirë dhe lëngu të ketë arritur trashësinë e duhur, e heqim nga zjarri dhe e hedhim nëpër gota, të cilat i spërkasim me kanellë, arra, por edhe kokrra shege ose çfare dëshirojmë tjetër. Natyrisht për tu gatuar, përdoret zjarri i ëmbël. Hidhini sipër edhe shegët. Shërbehet i ftohtë.
Ju bëftë mirë
Ju bëftë mirë


























