Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Tortë me mandarinë dhe kungull të verdhë ( Receta gatimi nga Erjona Balla )
Tortë me mandarinë dhe kungull të verdhë. Receta gatimit është dërguar nga Erjona Balla 13 dhjetor 2014. Foto © Erjona Balla
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Erjona Balla klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për torta klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim tortë me mandarinë dhe kungull duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
3 vezë
1 gotë uji me kos
1 gotë uji me vaj luledielli
1 gotë uji me sheqer
3 gota uji me miell
lëkurën e një manderin e lëngun e 3 manderinave
200 gr kungull i verdhë i pjekur në furrë
1 pako maja për ëmblesira
Përgatitja
1
Ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat. Rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin për 10 minuta. Rrahim të bardhat deri sa ti bejmë re të bardha. Tek ena me të verdhat e vezëve shtojmë vajin, kosin, kungullin e pjekur, lëkurën dhe lëngun e mandarinave. Më pas shtojmë miellin bashkë me majanë të situr.
2
I trazojmë me mikser dhe në fund shtojmë të bardhat e vezëve duke i trazuar me lugë nga poshtë lart që të bardhat të mos e humbasin madhësinë e tyre.
3
Masën e përgatitur e hedhim në tepsi ku më parë kemi vendosur letër furre, e pjekim në temperaturë 150° për 40 minuta, më pas bëni provën me thikë. Pasi është pjekur e pudrosim me sheqer pluhur dhe ju bëftë mirë

























