Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Tortë me luleshtrydhe ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Përbërësit
2 shtresa pandispanjë
300 gr luleshtrydhe
180 gr pana
liker embëlsirash
brumë sheqeri për dekorim
Përgatitja
1
Merni një pjatancë dhe vendosni një shtresë pandispanjë, spërkateni me likerin, hidhni panën pasi ta keni montuar me një tel kuzhine ose me mikser, pasi ta keni hapur panën në të gjithë sipërfaqen e pandispanjës hidhni luleshtrydhet të prera në copa të vogla,
2
vini shtresën tjetër të pandispanjës spërkateni prapë me liker, merni një pjesë të brumit të sheqerit hapeni dhe mbulojeni të gjithë sipërfaqen e tortës, pjesën tjetër të brumit të sheqerit ngjyroseni me bojë embëlsirash, ngjyrat sipas dëshirës, dhe formoni disa trëndafila si në foto ose si t’ju pëlqejë. Ju bëftë mirë
Receta e gatimit për tortë me luleshtrydhe është dërguar nga Leonora Pane 5 tetor 2014. Foto © Leonora Pane
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu


























