Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Torta me krem dhe fruta të freskëta ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Përbërësit
250 gr miell
75 gr sheqer
150 gr gjalp
1 vezë
1 pako vanilje
gjysëm pako maja për embëlsira
krem pastiçerie dhe fruta të freskëta
Përgatitja
1
Në një tas hidhni gjalpin e shkrirë, sheqerin, vezën dhe punojini pak me një tel kuzhine, shtoni miellin, vaniljen dhe majanë dhe punijeni prapë deri sa tv mblidhet mirë,
2
pastaj merni një tavë e pasi ti keni vënë letër kuzhine hapni brumin në mënyrë të barabartë në të gjithë tepsinë edhe anësh dhe futeni të piqet në furrë në 180° për 30 – 35 minuta,
3
pasi të jetë ftohur hidhni kremin hapeni në tv gjithë sipërfaqen e tortës dhe vendosni frutat e freskëta sipër duke e dekoruar si në foto ose si t’ju përqejë. Ju bëftë mirë
Receta e gatimit për torta me krem dhe fruta të freskëta është dërguar nga Leonora Pane 5 maj 2014. Foto © Leonora Pane.


























