Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Tavë me sardele dhe hudhra ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Tavë me sardele dhe hudhra. Receta gatimit është dërguar nga Ervina Saliu 27 gusht 2015. Fotot © Ervina Saliu.
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me sardele klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim tavë me sardele dhe hudhra duke ndjekur udhëzimet në vijim


Përbërësit
1 kg sardele
1 limon
hudhra
domate nëse dëshironi
kripë, vaj
Përgatitja
1
Pastrojmë, lajmë dhe lemë të kullojnë sardelet. Më pas i lyejm me kripë, presim hudhra në copa të vogla dhe i përziejm mirë me sardelet.
2
I shtrojmë në tavë, i vendosim domatini ( domate të vogla si qershi ) nga lart sipas dëshirës, i hedhim vaj dhe i pjekim për 15 minuta në 200 gradë C.
3
5 minutat e fundit i hedhim lëngun e limonit që e kemi përzier me 2-3 lugë vaj. Eshtë fantastike. Ju bëftë mirë


























