Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Tavë me mish lepuri ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )
Tavë me mish lepuri. Receta e gatimit për tavë me mish lepuri është dërguar nga Bukurie Nexhipi 26 nëntor 2013. Foto © Bukurie Nexhipi
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me mish lepuri klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim tavë me mish lepuri duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 Lepur
1 kg qepë të vogla
1 kuti domate
1 lugë kafeje me aremyshk
10 thelpi hudhër
Piper, kripë, temjan
2 gota verë të bardhë kuzhine
1 gjethe dafine
Përgatitja
1
E presim lepurin në copa dhe e skuqim me pak vaj ulliri derisa të skuqet mirë në të gjitha anët. Më pas hedhim një gotë verë dhe e lemë në zjarr të ngadalët derisa ta pi të gjithë verën.
2
E heqim mishin nga tenxherja dhe e hedhim në tavë.
3
Atëherë skuqim qepët e vogla deri sa të zverdhen, hedhim domatet kuti dhe kripë, piper, aremyshku dhe temjan, i lemë në zjarr të ulët deri sa të mbetet në yndyrë. Më pas i hedhim një gotë verë dhe e lemë dhe disa minuta sa ta kenë pirë të gjithë verën dhe në fund i hedhim hudhrën.
4
I hedhim qepët mbi mishin që e kemi vënë më parë në tavë, i hedhim 2 gota ujë dhe e pjekim në furrë në 200 gradë C gjer sa ta shikojmë që gjella është gati kur ajo ta ketë pirë të gjithë ujin .


























