Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Tartar me mish të grirë dhe daikon ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )
Tartar me mish të grirë dhe daikon. Receta e gatimit për tartar me mish të grirë është dërguar nga Lulzime Gjyzeli 5 dhjetor 2015. Foto © Lulzime Gjyzeli
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me mish viçi klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim tartar me mish të grirë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
400 gr mish viçi shumë i freskët,
vaj ulliri extra, limon, piper, majdanoz.
Për sallatën duhet :
një daikon, kripë, limon, vaj, zenzero.
Përgatitja
1
Marrim mishin e freskët dhe e grijmë me thikë shumë herë gjer sa ta bëjmë të grirë. I hedhim katër lugë vaj ulliri kripë, piper, majdanoz dhe limon, i përziejmë mirë dhe e lejmë që të pushoj për 30 minuta.
2
Ndërkohë qërojmë dajkonin dhe e grijmë në mënyrë zhulien, e shtrydhim me duar që ti heqim ujin dhe e përziejm me vaj, limon, kripë dhe zenzer të freskët të grirë. Në të mbaruar koha e pushimit kompozojmë pjatën në mënyrën që dëshironi.

























