Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Strudel me mollë ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )
Strudel me mollë. Receta e gatimit për strudel me mollë është dërguar nga Bukurie Nexhipi 4 shkurt 2014. Foto © Bukurie Nexhipi
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim strudel me mollë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 pako brumë sfoliat
4 mollë
lëngun e 1 limoni
100 gr bukë të thatë të thërmuar
1 lugë kanellë
200 gr sheqer
2 lugë rum
100 gr gjalp
50 gr stafidhe
Përgatitja
1
Mollët i pastrojmë dhe i presim në copa të vogla, i marinojmë me kanellë, sheqer, lëngun e limonit dhe 2 lugë rum dhe stafidhet
2
Në një tigan hedhim 70 gr gjalp, në të hedhim bukën e thërmuar, e kaurdisim pak, jo të skuqet shumë.
3
Hapim brumin në 2 pjesë dhe në njërën pjesë hedhim bukën dhe mbi të mollët, vendosim pjesën tjetër të brumit dhe e palosim si në figurë, e mbyllim në të gjitha anët, e presim nga lart në viza si dhe e lyejm me pjesën që na ka mbetur nga gjalpi dhe e pjekim në 200 gradë C për rreth 30 minuta. Në fund e spërkasim me sheqer pudër


























