Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Salmon me perime ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )
Salmon me perime. Receta e gatimit për salmon me perime është dërguar nga Bukurie Nexhipi 24 nëntor 2013. Foto © Bukurie Nexhipi
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për peshk klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim salmon me perime duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
2 fileto salmon
6 kokrra patate të vogla
10 kokrra domate ( si qershi )
1 karrotë
Piper,kripë, majdanoz të freskët ose të thatë
2 lugë gjelle verë e bardhë
1 thelpi hudhër
Përgatitja
1
Si fillim marinojmë filetot e salmonit me piper dhe kripë, i lemë rreth 30 minuta të pushojnë. Ndërkohë patatet, karrotën i qërojmë ( patatet i presim në gjysëm dhe karrotën në formë rrethi ) dhe i ziejm përgjysëm.
2
Presim një copë alumini dhe vendosim 1 fileto salmon, gjysmat e patateve, domateve dhe karrotave i vendosim rreth filetos, gjysëm thelpi hudhre përmbi fileto, e spërkasim me një lugë vere vaj ulliri, piper, kripë, majdanoz dhe e mbyllim në formë karameleje dhe e vendosim në tavë. Kështu vazhdojmë edhe me fileton tjetër. I vendosim në tavë të dyja dhe i pjekim për 15-20 minuta në 180 gradë C. Shoqërohet me perime të ziera dhe sallatë


























