Shpërndaje	
	
		
		Hapje e plotë 	
	
		
		print	
			
	
	
	
		
		
							
				Vlerëso 					
	
	Sallam me çokollatë dhe arra ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Sallam me çokollatë dhe arra. Receta e gatimit për sallam me çokollatë dhe arra është dërguar nga Leonora Pane 14 dhjetor 2014. Foto © Leonora Pane.
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
 - Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
 - Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
 
Mësoni si të përgatisim sallam me çokollatë dhe arra duke ndjekur udhëzimet në vijim
			Përbërësit
								200 gr biskota,
							
								100 gr gjalp,
							
								100 gr sheqer,
 							
								50 gr arra,
							
								50 gr kakao,
							
								lëkurën e 1 portokalli,
							
								3 lugë supe me qumësht
							
								sheqer pluhur per ti hedhur sipër,							
Përgatitja
								1
									Merni një tas dhe hidhni biskotat dhe arrat pasi ti keni thërmuar në copa të vogla, më pas shtoni gjalpin e shkrirë, qumështin, kakaon, sheqerin dhe lëkurën e portokallit dhe trazojini mirë të gjitha, 																	
								2
									pastaj hidheni në një copë letër alumini duke i dhënë formën e sallamit, mbylleni mirë letrën e aluminit dhe lëreni në ngrirje për 40 – 50 minuta, 																	
								3
									pastaj hiqeni letrën dhe hidhini sheqerin pluhur duke e hapur nga të gjitha anët si në foto. Ju bëftë mirë																	


























